Incìdentin me pronarin e hotelit dhe gjobìtja në Itali, flet mjekja shqiptare

Advertisment

Në fund të misionit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ndodhi një incident jo i këndshëm.

Ekipi shqiptar u gjòbit për shkak të një incìdenti me pronarin e hotelit ku qëndronin. Mjekja Alma Muço e cila ishte pjesë e misionit në Itali, tha se ato që ka shprehur pronari i hotelit janë të pavërteta. “E kemi parë vetëm ditën e parë pronarin e hotelit që na ka përshëndetur dhe pastaj nuk e kemi parë më. Nuk kemi pasur përplásje. Unë aty kam qenë dhe nuk kam dëgjuar thirrje dhe ulërìma. Kemi qenë një grup i qetë. Duke pasur aq shumë veta në hotel, mund ketë pasur ndonjë zhurmë të madhe, por jo aq sa për tu shqetësuar.

Reklame

Unë e kam lexuar artikullin dhe shumë gjera ishin të pavërteta. Unë nuk kam parë në holl asnjë pa maskë. Nuk dua të akuzōj askënd, por për mua një pjesë e gjëra janë ose të pavërteta ose ekzagjerim. Arrita të shikoj fletën e gjōbës që ishte për mosrespektim të distancës. Më vjen keq që u bë kaq e madhe. Ne jemi njerëz që nuk na ka pëlqyer vëmendja në media”, u shpreh mjekja në një intervistë në ABCneës.

Ajo foli për eksperiecën e kaluar në vendin fqinj.

Muço tha mes të tjerash se punonin 12 orë dhe situata ishte e rëndë në fillim. “Ne punonim me turne 12 orëshe dhe alternoheshin turnet që të kishim kohe të rekuperueshme. Megjithatë 12 orë janë të gjata. Para se të futeshim në zonën e kuqe, duhet të visheshim me veshjet mbrojtëse, pas 7 orësh mund të dilnim për të bërë ndonjë pushim të shkurtër. Dilnim një herë, por jo më shumë. Veshja është njëpërdorimshme, nuk është se kishte shumë veshje në dispozicion”, tha ajo.