India po bëhet epiqendër e pandemisë

Advertisment
HTML Image as link

India ka raportuar numrin më të lartë ditor të të infektuarve me koronavirus, gjithsej 314,835 raste të reja.

Vendi me 1.3 miliardë banorë është duke u bërë epiqendra e pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2.104 vi ktima, shifër kjo më e larta deri më tani në Indi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 16 milionë, vendi i dytë pas SHBA-së me 31.9 milionë.

Reklame

Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit.

Kryeqyteti Nju Delhi aktualisht është nën izolim të plotë.

Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, tha se nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin mujor në 100 milionë doza deri në muajin korrik. Parashikimet paraprake kanë qenë për muajin maj.

 

Vonesa mund të ngadalësojë vaksinimin në Indi.

Vendet e varfëra, si dhe disa kombe të pasura, po mbështeten te Serumi për furnizimet e vaksinës AstraZeneca.
Por muajin e kaluar, India filloi të kufizonte eksportet për t’i dhënë përparësi nevojave të brendshme.

(Foto: AP)