India prodhon mijëra shtretër prej kartoni për spitalet e mbingarkuara nga pacientët me coronavirus (VIDEO)

Advertisment

Derisa numri i të prekurve nga coronavirusi në Indi po shënon rritje, vendi po krijon mijëra shtretër të bërë nga kartoni për t’u përkujdesur për pacientët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtretërit me kosto të ulët, mund të mbajnë peshë deri në 300 kilogram.

Reklame

“Një person mund të ndihet shumë i qetë në këtë shtrat”, tha Vikram Dhawan për AFP, i cili së bashku me vëllanë e tij erdhën me këtë ide gjatë ditëve të izolimiti .

“Është i lehtë dhe mund të prodhohet brenda pak minutash”, u shpreh Dhawan, cili ka një fabrikë në qytetin verior të Bhiwadi, që bën produkte prej kartoni.

Lidhur me këtë rast, qeveria e New Delhi ka porositur rreth 10 mijë shtretër të këtij lloji, për t’i dërguar ato në një qendër në periferi të qytetit, zonë kjo e cila përkujdeset posaqërisht për pacientët me coronavirus.

Përveç New Delhit, edhe Mumbai po i përdor këta shtretër, pasi spitalet në këtë qytet janë të mbingarkuara nga pacientët me COVID-19.