Infektohen 150 anëtarë të familjes mbretërore saudite

Familja mbretërore saudite është tronditur nga koronavirusi dhe për këtë ka urdhëruar përgatitjen e një spitali elitar.

Britanikja “The Tajms” ka publikuar një e-mail privat drejtuar mjekëve të një spitali në Riad ku zbulohet se rreth 150 pjesëtarë të familjes janë tashmë të sëmurë me COVID-19.

Ata kanë urdhëruar një spital elitar si King Faisal në kryeqytet që të përgatisë rreth 500 krevate për të pritur ato dhe të tjerë në javët në vijim, duke menduar se janë rreth 15 mijë personat që i përkasin familjes.

Ndërkohë Nju Jork Tajms ka raportuar se , nga të konfirmuarit të sëmurë dhe në terapi intensive është guvernatori i Riadit, Faisal bin Badar al Saud.

Mbreti 84-vjeçar Salman ndërkohë është transferuar në një pallat të izoluar në Jedda, kurse princi trashëgimtar Mohammed Bin Salman ndodhet në një vend të papërcaktuar në Detin e Kuq.

Arabia Saudite ka imponuar një karantinë të rreptë në qytetet kryesore të vendit pasi sipas autoriteteve shëndetësore vendi me 30 milionë banorë mund të përjetojë një valë infektimi që do të çojë të sëmurët deri në 200 mijë. /Opinion.al