Infektologu Cana: Numri i të infektuarve është ulur për shkak të uljes së testimeve (VIDEO)

Advertisment

Numri i ulët i rasteve pozitive ndodh si pasojë e mosbërjes së testimeve të mjaftueshme, deklaroi infektologu Fadil Cana në emisionin “Paradite Me Ne” në TV Shenja. Ai theksoi se në fillimet e pandemisë ka qenë më e lartë përqindja e interesit për testime si rezultat i frikës ndaj një armiku të panjohur për qytetarët, ndërsa tani ballafaqohemi me një situatë më ndryshe, ku nëse bëhet analizë e një personi që rezulton pozitiv në COVID-19, detektohet që e gjithë familja janë pozitiv, por e kalojnë si në gjë më normale sepse virusi tek disa kalohet në mënyrë asimptomatike apo me simptoma të lehta.

FADIL CANA, INFEKTOLOG

Reklame

“Mendoj që numri i ulët i rasteve pozitive ndodh si pasojë e mosbërjes së testimeve, kur flas për këtë se nuk bëhen teste të mjaftueshme ajo është në dukje sepse nëse bëjmë një krahasim fillimisht kur dikush detektoheshte se është rast pozitiv edhe kapaciteti epidemiologjik shtetëror ishte i tillë, nuk kishte devastuar siç është tani, mundeshte ti detekton dhe të bënte depistimin adekuat të rasteve, por dhe frika dhe vetëdija e qytetarëve ishte e nivelit që nwse kuptonin që ka një rast pozitiv në familje ato me automatizëm të gjithë që ishin në kontakt të gjithë testoheshin” .

Ai gjithashtu shton se nga ana tjetër kur analizohet se numri i vdekshmërisë është i lartë, kjo me automatizëm dëshmon këtë tezë se nuk është numri i mjaftueshëm i një skriningu masiv që mund të bëhet në popullatë që të jetë në proporcion të drejtë me numrin e vdekshmërisë. Sa i përket frikës dhe pasigurisë së qytetarëve Cana tha që çdoherë në historikun e fushës së shëndetësisë me daljen e çdo vaksine ka pasur lëvizje anti vaksinale e njejta ndodh edhe tani dhe kjo vie pikërisht nga padija dhe mosnjohuritë e mjaftueshme në lidhje me procesin e shpikjes së një vaksine.

FADIL CANA, INFEKTOLOG

“Gjithmonë do të ekzistojnë ato lëvizje antivaksinale kur ato stimulohen nga infodemia e shumtë që është prezente gjatë gjithë kohës, por unë mendoj që ata që japin të gjitha argumentet shkencore se vaksina është shumë e sigurtë dhe shumë efikase dhe kur shohim shtetet që kanë filluar vaksinimin janë shtetet te të cilat sistemet shëndetësore kanë një nivel dhe kriterium të lartë sigurie dhe për të dalë ajo vaskine në dritë, që të mund të aplikohet tek qytetarët si në SHBA, Gjermani, Francë dhe Itali, patjetër duhet ti kalon të gjitha kriteriumet e sigurisë dhe padyshim ajo vaksinë duhet të jetë e sigurtë, të mos bënë dëme por të jetë e dobishme” .

Klinika për sëmundje infektive është gati e stërmbushur sepse sa lirohen vende ato zëvendsohen , në klinikë trajtohen rastet më të komplikuara, tha Cana. Ai i apelon qytetarët që deri në ardhjen e vaksinave të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë të gjitha masat e mbrojtjes.