Infektologu Krasniqi: Tre faktorë ndikuan në përhapjen e COVID 19 nga muaji qershor

Advertisment

Infektologu, Valbon Krasniqi, deklaron se janë tre faktorë që kanë ndikuar që pandemia COVID-19 nga gjysma e muajit qershor të përhapet në masë më të madhe.

Një është hapja e menjëhershme, tjetra është se virusi ka pësuar mutacione dhe e fundit është mosbesimi i qytetarëve ndaj virusit.

Reklame

“Tre faktorë kanë ndikuar në përhapjen e pandemisë nga gjysma e qershorit deri më sot. Nën një hapja e menjëhershme e jo graduale. E dyta është se virusi ka pësuar disa ndryshime apo mutacione që kanë mundësuar përhapjen e virusit. Dhe e treta janë teoritë konspirative, për shembull rreth 30% e qytetarëve nuk besojnë se ekziston virusi COVID-19”, ka deklaruar Krasniqi në televizionin T7.

Krasniqi po ashtu thotë se ky virus i ka tejkaluar parashikimet e gjithë shkencëtarëve gjersa thotë se modeli i shtetit të Suedisë në menaxhimin e pandemisë shihet se nuk ka funksionuar. Prandaj nuk dëshiron të shohë as në modelin e as në situatën që ka kaluar shtetin suedez.