Infektologu shqiptar jep lajmin e mirë: Disa persona e kalojnë virusin pa e vërejtur fare, pa shkuar te mjeku

Advertisment

Deri tash në Kosovë janë shënuar 5 raste me koronavirus, teksa infektologët po bëjnë të ditur se shumë persona mund të kalojnë virusin, pa e vërejtur.

Infkeotlogu Valbon Krasniqi ka thënë për RTV 21 se një përqindje e madhe e njerëzve mund ta kalojnë në shtëpi koronavirusin.

Reklame

Sipas tij, nuk është e nevojshme të ndërpritet në tërësi mënyra e jetesës së banorëve të qyteteve tjera, përpos Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

‘’Mbi 70-80 përqind e rasteve mund ta kalojnë në shtëpi virusin apo një pjesë e tyre mund ta kenë virusin dhe të mos e hetojnë fare. Pra ta kalojnë me lehtësi. Jo të gjithë duhet të shkojnë në klinikë për t’u trajtuar. Përveç tri qyteteve të karantinuara, në qytete të tjera nuk është e nevojshme të ndërpritet jeta në tërësi’’, përfundon Krasniqi.

Kujtojmë se me qindra persona të tjerë që janë testuar për koronavirus, kanë rezultuar negativ, e që njëherit përbën lajm të mirë.