Infektologu shqiptar thotë se Koronavirusi mund të mposhtet tërësisht vetëm në dy mënyra

Advertisment

Infektologu Tolaj thotë se Covid-19 mund të mposhtet tërësisht vetëm në dy mënyra

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se koronavirusi Covid-19 mund të mpshtet tërësisht vetëm nëse e gjithë popullësia fiton imunitet apo nëse zbulohet vaksina. Tolaj thotë po ashtu se shkalla e infektueshëmërisë së Covid-19 është më e madhe se sa e viruseve të kaluara.

Reklame

‘’Nga kjo situatë mund të dalim vetëm duke e kaluar shumica virusin dhe fitojmë imunitetin apo zbulimi i vaksinës’’, shton ai.

Tutje ai shpjegon dallimin mes virusit të tanishëm dhe atij SARS që ishte përhapur në vitin 2009.

‘’Gripi SARS i vitit 2009 kishte shkallë vdekshmërie më të lartë. Por fati i mirë ishte se ai virus pësoi ndryshim dhe e ngulfati vetvetën’’, thotë Tolaj.

‘’Gjithsesi shkalla e infektueshmërisë është më e madhe tek koronavirusi. Kjo e bën problematik’’, shton ai.

Tolaj bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet dhe të kemi kujdes në mënyrë që të kalojmë krizën. /Express/