Infermieret të pakënaqura, për 24 orë kujdestari paguhen vetëm 500 denarë

Advertisment

Infermieret punojnë 24 orë kujdestari dhe paguhen vetëm 500 denarë. E gjithë barra e trajtimit të pacientëve të infektuar me CoVid-19 bie mbi motrat medicinale, por kontributi i tyre në sistemin shëndetësorë nuk evidentohet as në letër.

“Tepër shumë obligime dhe përgjegjësi a askund evidencë në fund të ditës askush nuk e pranon atë intervenim të motrave.”

Reklame

Së fundmi u deshtë që të derdhet kupa me dorëheqjen e kryeinfermieres dhe dy kolegeve të saj nga Klinika Infektive në Shkup. Sipas Gordana Beshliovskas në prag të dorëheqjes janë edhe shumë infermiere të tjera.

Ne nuk jemi vendi i vetëm me mungesë të infermiereve, problemi është global me deficit. Ky problem global do të na sjell në situatë që kur të hapen kufijtë pas pandemisë të ikin infermieret dhe t’i mbushin spitalet e rajonit dhe vendeve të Evropës. Edhe OBSH potencoi rëndësinë e motrave medicinale si rol kyç, duke kërkuar t’u kushtohet vëmendje e investime sepse mungesat janë shumë”-pohoi Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve.

Nga Ministria e Shëndetësisë mbeten në qëndrimin se problemi do të zgjidhet përmes ndryshimeve ligjore. Por, nga Shoqata e infermiereve thonë se diskriminimi vjen që në ligjin për mbrojtje shëndetësore, ku infermieret kalimthi përmenden vetëm në dy nene.

Të mos flasim për atë se nuk kemi benefite, apo në listën e Shoqërisë Informative profesioni jonë nuk ka shifër dhe na emërojnë si ‘punëtorët të tjerë shëndetësor’, kjo nuk guxon të ndodh. Nuk jemi të kyçur në programet arsimore, as në praktikat klinike, me hile u shpërndanë edhe dhurata në spitale”-tha Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve.

Një infermiere me shkollim të lartë me gjitha kujdestaritë në spitalet publike paguhet afër 30 mijë denarë, kurse për punën e njëjtë në Klinikat private paguhen mbi 1 mijë euro, thonë nga kjo Shoqatë. Sipas evidencave të tyre, mbi 100 infermiere kanë lëshuar vendin vetëm gjatë vitit 2020. Statistikat tregojnë se aktualisht në sistemin shëndetësor janë të kyçura rreth 7,500 infermiere, por për 2 milion banorë nevojiten të paktën 15 mijë, sipas rekomandimeve të OBSH-së. Kjo do të thotë se motrat medicinale e bëjnë dyfishin e punës në kulmin e pandemisë për pagën më të ulët në rajon.