Informacion i rëndësishëm , ja kur do të jepen pensionet

Advertisment

Drejtori i Fondit Pensional Shaip Zeneli informon se Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut përpunoi të dhëna mbi pagesën e pensioneve për muajin prill dhe më 23.04.2020 të gjitha bankave afariste ju dorëzoi të dhënat lidhur me pensionet. Gjithashtu ju informojmë se numri i përfituesve të pensioneve për muajin prill të viti 2020 është 315 670.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ju rekomandon bankave afariste që përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojë pagesa në para të gatshme për klientët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela në katër grupe, edhe atë

Reklame

-Grupi i parë – pagesë e pensionit në lartësi deri 11.000 denarë, të hënën 27.04.2020.

– Grupi i dytë – pagesë e pensionit në lartësi prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të martën 28.04.2020.

– Grupi i tretë – pagesë e pensionit në lartësi prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë, të martën 28.04.2020.

– Grupi i katërt – pagesë e pensionit në lartësi mbi 18.000 denarë, të enjten 30.04.2020.

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut informon opinionin dhe përfituesit e pensionit se pagesa e pensioneve do të kryhet rregullisht kështu që nuk ka nevojë për shqetësim.