Informatë nga Komuna e Tetovës për rrezikun nga vërshimet (FOTO)

INFORMATË ❗️

Pas reshjeve të mëdha të shiut në rajonin e komunës së Tetovës, erdhi deri në rritje të konsiderueshme të nivelit të lumenjve dhe ujërave, që në disa vende jashtë qytetit kanë shkaktuar edhe vërshime që kanë dëmtuar edhe sipërfaqet me të mbjella bujqësore në atarin e fshatit Falish të komunës së Tetovës.
Sot në mëngjes ekipet punuese të komunës së Tetovës kanë intervenuar me mehanizim në shtretërit e lumenjve në fshatin Poroj, Falish, si dhe në Banjën e Tetovës me ç’rast janë evituar dëme më të mëdha mbi pronën e qytetarëve si dhe në tokat me të mbjella bujqësore.

Reklame

Në lumin në Reçicë të Madhe në punë janë kyçur edhe banorët e fshatit si dhe kompani lokale që me vetiniciative kanë angazhuar maqineri për të parandaluar një vërshim të mundshëm të lumit brenda dhe në dalje të fshatit.

Si pasojë e reshjeve ka ardhur edhe deri te shembja e dheut në rrugën lokale Brodec-Veshallë, e cila është e kalueshme por komunikacioni zhvillohet me vështirësi! Në këtë pikë do të intervenohet në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim deri në pastrimin e plotë dheut dhe prurjeve të tjera!

Sipas parashikimeve të meteorologëve aktiviteti i ciklonit “Filomena” edhe pse i dobësuar do të jetë prezent edhe ditëve në vazhdim me ç’rast apelojmë që aytetarët të mbeten të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, dhe në rast urgjence të kontaktojnë numrin 193 – Brigada për mbrojtje dhe shpëtim pranë NJTKZ – Tetovë.