Ja si është gjendja me COVID në Tetovë dhe rrethinë

Advertisment

Sot në Tetovë numri i të infektuarve është 6 raste të reja, ndrësa numri i të shëruarve është 11 persona.

Deri më sot në Tetovë dhe komunat përreth , numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 998. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 649 persona kurse 71 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 278. Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostiguarve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

Reklame

Komuna e Tetovës 601 ,Komuna e Bogovinës 94  ,Komuna e Tearcës 91 ,Komuna e Bërvenicës 55 ,Komuna e Jegunovcës 57 dhe Komuna е Zhelinës 68 .

Në qendrën e spitalit Tetovë, për momentin shërohen 13 pacient që janë me pasqyrë klinike të lehtë me COVID-19.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë shqiptuar gjithsej 17 dënime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Ekipi kundër mbrojtje dhe zjarrit vazhdojnë me dezinfektim të qytetit dhe për këtë arsye ka ulje të numrit të të infektuarve dhe me këtë edhe numri I pacentëve të shëruarve vazhdon që të rritet.Shpresojm që do ta mbajmë këtë trend në zvoglimin e të të infektuarve dhe në të njejtën kohë I falenderojmë qytetarët që vazhdojnë në mbajtjen e maskave dhe në mbajtjen e distancës sociale prej 2m. Apelojmë deri te qytetarët që janë organizatorë në mbledhje familjare si darsma dhe të tjera, ti respektojnë protokolet për numër më te madh të njerëzve dhe ky numër mos të kaloj mbi 50 njerëz. Apeli ynë që çdo ditë e japim deri te qytetarët shpresojmë qe do respektohet dhe të merret seriozisht sepse përsëri në fumd gjithçka varet nga vetë ne.

Aq më shumë që do kemi kujdesë, aq më shpejtë do ta kalojmë këtë pandemi që për fat të keq do të ndikoj shumë negativisht në ekonomi në nivel botërorë.

Mbajtja e maskave, repektimi I distancës sociale dhe mbajtja e higjenës personale është shpresa më e madhe për kalimin sa më të shpejtë të kësaj situate COVID-19.

 

#Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (27.07.2020)Sot në Tetovë numri i të infektuarve…

Gepostet von Teuta Arifi am Montag, 27. Juli 2020