Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës për COVID19

Advertisment

Deri më sot në Tetovë dhe komunat përreth , numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #covid19 është 954. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 557 persona kurse 67 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 330.
Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostiguarve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është si vijon:

-Komuna e Tetovës 592
-Komuna e Bogovinës 94
-Komuna e Tearcës 89
-Komuna e Bërvenicës 54
-Komuna e Jegunovcës 57
-dhe Komuna е Zhelinës 68 të infektuar;

Reklame

Edhe pse kemi pasur rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve, në krahasim me 1 muaj më parë numri i rasteve aktive me covid19 në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth është reduktuar nga 390 (nga data 22.06.2020) në 330 sa janë rastet aktive deri më sot.

Spitali Klinik në Tetovë për momentin është duke shërbyer të gjithë pacientët që kanë nevojë për përkujdesje mjekësore, edhe pse pjesa më e madhe e rasteve aktive janë me simptomatologji më të lehtë dhe trajtohen në kushte shtëpiake.

Gjithashtu SPB Tetovë, dhe inspektorati shtetëror i tregut bëjnë kontrolle të shtuara për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse nga qytetarët dhe kapacitetet gastronomike.

Situata me pandeminë ende pak a shumë është në përmasa të njëjta dhe ajo mund të mbahet nën kontrollë vetëm përmes respektimit të masave. Andaj edhe njëherë ju bëjmë thirrje që të respektoni masat e ruajtjes së distancës fizike, mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz, dhe detyrimisht të lajmëroni mjeku tuaj familjar nëse ndjeni simptoma (temperaturë, kollë të thatë ose frymëzënie).

Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen prej grumbullimeve dhe ahengjeve të ndryshme familjare ku nuk rrespektohet distanca dhe ka më shumë se 50 njerëz. Virusi ende gjendet në mesin tonë dhe ai padyshim se merr jetë njerëzish.
Në këtë luftë me të panjohurën, jemi të gjithë së bashku në një front të përbashkët dhe gjithësecili prej nesh mban përgjegjësi për veten dhe familjen e tij.