Informatë për personat që ruajnë kafshë shtëpiake: Ja kur mund t’i nxjerni në shëtitje gjatë orës policore

Personat që posedojnë kafshë shtëpiake, respektivisht qenë, do të munden që edhe gjatë orës policore t’ shëtisin ato për nevojat e tyre, informon Zhurnal.

Këto masa të reja për qentë do të hyjnë në fuqi nga nesër së bashku me masat e reja për lëvizje të qytetarëve, mirëpo, edhe shëtitja e tyre ka disa kushte.

Sipas vendimit të Qeverisë, në të gjithë territorin e vendit, qytetarët, qentë e tyre do të munden t’i shëtisin për nevojat e tyre vetëm gjysmë ore në mbrëmje, respektivisht nga ora 20:00 deri në ora 20:30.

Të shtunën dhe të dielën lejohet tre herë në ditë, në mëngjes nga ora 08:00 deri në ora 08:30, gjatë ditës nga ora 15:00 deri në ora 15:30, dhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri në ora 20:30.

Mirëpo, edhe dalja me qentë ka kushte shtesë. Qytetarët së bashku me qentë nuk guxojnë të largohen më shumë se 100 metra nga banesa e tyre, dhe nuk guxojnë të bashkohen dh të grupohen me fqinjtë e tyre, por secili veç e veç.

Sipas masave të reja, duke filluar nga nesër e mërkurë, ora policore në gjithë shtetin do të fillojë nga ora 16:00 deri në ora 05:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të jetë 24 orë, duke filluar nga e premtja në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00.

Të moshuarit mbi 67 do të guxojnë të lëvizin vetëm nga e hëna deri të premten, vetëm dy orë në ditë, dhe atë nga ora 10:00 deri në ora 12:00, derisa të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, gjithashtu vetëm dy orë në ditë, nga ora 13:00 deri në ora 15:00./Zhurnal.mk