Iniciativa BOLL MË e ashpër: Ndihma e KRRE-së si mbështjellës për krimin dhe zhvatjen

Advertisment

Reagimi i plotë i Iniciativës Qytetare “Boll më”

NDIHMA E KRRE-se SI MBESHTJELLES PER KRIMIN DHE ZHVATJEN!

Reklame

KRRE-ja tanimë e ka dëshmuar se është një oligarki civile. Ajo vazhdimisht është duke përdorur truqe dhe fushata të ndryshme për të fshehur vjedhjen që është duke ushtruar mbi qytetarët.

Deklarata e fundit fjala se do të zgjerojë listën e atyre që do t’u ndihmohet për pagesën e faturave të energjisë elektrike nuk është gjë tjetër përvec se të mbajë në opium opinion publik se ajo kujdeset për qytetarët e këtij vendi. Ajo në vend që të mendojë për pranimin e kërkesave të nismës BOLL ME që dalin nga revolta e qytetarëve, ajo sillet me sjelljen e ujkut te përralla me delen.

Këta oligarkë që kohë pas kohe plasojnë deklarata se kanë interes për xhepin e qytetarit, ata përmes këtyre fushatave për ndihma, përpiqen të manipulojnë sistemin për të mbrojtur pasurinë e tyre dhe sundimin ekonomik.

EVN, KRRE, MEPSO DHE ELEM, këta fashistë ekonomik kanë ndërtuar një sistem ligjor të anshëm në mënyrë që sjellja e tyre ilegale të mos ndëshkohet asnjëherë. E dhimbshme është se edhe pushteti aktual tregohet moskokcarës, cka e mbështesin një sistem oligarkësh që u japin akoma më shumë forcë për të amnistuar vjedhjen ndaj qytetarit.

Në një oligarki si e këtyre e kompanive, ku veprimet e tyre nuk mbështeten në grykën e pushkës, as që ndikohen nga ekonomia sa qytetari mund ta përballojë tarifën e rrymës, por bazohen në sundimin e ligjit që e kanë ndërtuar së bashku me cdo qeveri, me qëllim për ta shfrytëzuar cdo pushtet si lopa e madhe, ku secili që vjen thith nga ajo lopë ekonomike.

Andaj, lista që pretendon KRRE për të ndihmuar qytetarët që vërtetë ka nevojë është e papranueshme për kaq sa pushteti politik varet prej cdo partie që vjen në pushtet, sepse ky target i njerëzve që kanë nevojë të ndihmohet, shfrytëzohen si votues nga partitë e mëdha me trysni të këtyre oligarkëve nën sloganin: Na jepni votën që t’ua shlye