Injoruan foshnjen rome të lindur në minutat e para të 2020, shpërblimet ia dhanë tjetërkujt

Advertisment

Deputeti i pakicës rome në Parlamentin kroat, Veljko Kajtazi ka kritikuar spitalin e qytetit kroat Çakovec se bashkë me Zhupaninë ndërdetare kanë injoruar fëmijën e parë rom të lindur në minutat e para të 2020, ndërsa në media dhe faqen e fejsbukut kanë publikuar dhe kanë shpërblyer një foshnje tjetër që ka lindur më vonë.

Drejtori i këtij spitali ka pranuar siç tha gabimin, duke u arsyetuar se ka qenë i paqëllimshëm dhe se nuk bëhet fjalë për diskriminim të romëve. Por kjo nuk ka mjaftuar dhe se ky spital ka qenë në shënjestër të kritikave edhe nga opinioni kroat. (INA)