Inspektorati i punës dënon Grubin me 500 euro

Zv/kryeministri i parë Artan Grubi pasi u dënua nga MPB me 20 euro për mombajtje maske, tani është dënuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës me 500 euro.

Kjo pasi Inspektorati i punës përfundoi mbikëqyrjen në Ministrinë e Sistemit Politik dhe vërtetoti se Grubi ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, sepse si person përgjegjës ai ka lejuar festimin pa maska. Minsitri Grubi dënimin duhet ta paguajë në afat prej 8 ditës.

Reklame

Ndërkaq MPB ka dënuar të 15 funksionerët e BDI-së për mosmbajtje të maskës, që ishin prezent në festën e Ahmetit për shkelje të protokollit.