Institucionet detyruan Mijallkovin të dorëzohet, thotë Zaev

Advertisment

Kryeministri i vendit në një konferencë për shtyp para qeverisë tha se sot institucionet e vendit treguan kapacitet e tyre duke mbyllur të gjitha rrugët për arratinë e Mijallkovit. Sipas Zaevit, sot institucionet, me arrestimin e Mijallkovit treguan se funksionojnë me kapacitet të plotë, ndryshe kur u arratis Gruevski, duke mos lejuar arratinë e Mijallkovit dhe duke e detyruar këtë të fundit të dorëzohet në Prokurori.

“Në 40 orët e kaluara instiucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë në kordinim me organet gjyqësore kemi ndërrmarë aksion. Janë ndërrmarë të gjitha masat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Me aksionin kam udhëhequr unë dhe mund të them që Sasho Mijallkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e bëri atë që që kishte opsion të pashmangshëm”, tha Zaev.