Inteligjenca britanike: Forca ruse tërhiqen nga Kharkiv pas humbjeve të mëdha

Tërheqja e forcave ruse nga Kharkiv tregon paaftësinë e Rusisë për të marrë në kontroll qytetet kryesore të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit, sipas The Guardian.

Forcat ukrainase po vazhdonin kundërsulmin në veri të qytetit dhe kishin rimarrë disa qytete dhe fshatra pranë kufirit rus. Inteligjenca britanike tha gjithashtu se prioritizimi i operacionit në Donbas i kishte bërë më të prekshme ndaj kundërsulmeve njësitë e mbetura në Kharkiv.

Reklame

“Pavarësisht suksesit të Rusisë në rrethimin e Kharkiv-it në fazat fillestare të konfliktit, Rusia thuhet se ka tërhequr njësitë nga rajoni për të riorganizuar forcat e saj pas humbjeve të mëdha.

“Pasi të riorganizohen, këto forca ka të ngjarë të vendosen në bregun lindor të lumit Siverskyi Donets, duke formuar një forcë bllokuese për të mbrojtur krahun perëndimor të forcave kryesore të Rusisë dhe rrugët kryesore të furnizimit për operacionet në afërsi të Izium,” theksoi inteligjenca.

/abcnews.al