Inter kundër Juventus, Lukaku përballë CR7: Të rejat më të fundit para derbit të Italisë

34
#

Numërimi mbrapsht për sfidën e sfidave nuk ka filluar kurrë: për Inter-Juve kjo është dicka pambarim, që nuk mbyllet në një kohë specifike. Një ditë nga ndeshja e madhe e San Siro, mes dy rivalëve të mëdhenj në fushë, në merkato e me fjalë, është e qartë se e diela e mbrëmjes në Meazza, akoma edhe njëherë, nuk do të tradhëtojë. Më i mbushur se kurrë për përplasjen direkte mes Interit kryesues të ish-teknikut bardhezi Conte e Juventusit të Sarri, dy pikë prapa.

Inter riniset nga 60′ për duartrokitje në Camp Nou kundër Barcellona e nga komplimentat e Lionel Messi. “Inter është një skuadër e madhe dhe e tregoi plotësisht në pjesën e parë”, ka thënë asi argjentinas pas konfrontimit me zikaltrit. Kjo nuk i ka shuar tërbimin për rezultatin zhgënjyes teknikut Conte, që tani duhet të përballet me të shkuarën, në tentativë për të vendosur një tjetër gur të rëndësishëm në kostruktimin e Inter të së tashmes e të ardhmes.

Për ti cuar bardhezinjtë në -5 Antonio do ti besojë Romelu Lukaku, të cilin e dëshironte me forcë ta kishte. Belgu, që nuk luajtur në transfertën e Champions League për një problem muskular, do të kthehet të udhëheqë sulmin, duke patur në krah Lautaro Martinez, i karikuar për golin e përfaqësimin e bërë në Camp Nou (Sanchez është i skualifikuar). E reja tjetër e Conte mund të jetë në krahun e djathtë të mesfushës, me D’Ambrosio për Candreva: të konfirmuar Barella, Sensi e Brozovic e Asamoah në të majtë. Mbrojtja e pandryshueshme.

Në kampin tjetër, Juventus mbërrin në derbin e Italisë me provën bindëse në Champions kundër Bayer Leverkusen e me ndërgjegjësimin e progreseve në drejtimin e asaj që kërkon Sarri nga skuadra, në aspektin e presingut, mbajtjes së topit e soliditetit difensiv. Sfida kundër Inter vjen në momentin e duhur: një fitore jo vetëm do të ngjiste Juven në krye të klasifikimit, por edhe do të godiste entuziazmin e një ambjenti, atij zikaltër, të formuar nga gjashtë fitoret në po aq ndeshje në kampionat.

Cristiano Ronaldo është siguria e një lojtari kyc për këtë ndeshje të madhe: rekordi e numrat e jashtëzakonshme (me 3-0 ndaj gjermanëve janë 102 sukseset në Champions, duke kaluar Casillas për të qenë numri 1) flasin për portugezin. Dueli me Lukaku premton spektakël. Partneri i CR7 duhet të jetë Higuain, protagonisti i madh në mbrëmjen europiane. Pas shpinës së tyre Ramsey, që ka pushuar në Champions, e është favorit ndaj Bernardeschi. Pjesa e mbetur e skuadrës është e konfirmuar, me Matuidi, Pjanic e Khedira përpara mbrojtjes, ku De Ligt është thirrur në cështje, për të treguar veten.