Interesante: a e dini pse suedezët çmenden për ushqimin në tub?

Advertisment

Eshtë krejt normale që ne të kemi pastë dhëmbësh në një tub, apo dhe majonezë, apo jo? Eshtë praktike, higjenike dhe lehtë e përdorshme. Skandinavët e kuptuan këtë (natyrisht) dhe vazhduan të paketonin në tuba edhe ushqime të tjera. Ushqimi i paketuar në këtë mënyrë nuk është i pazakontë në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani dhe vende të tjera, por disi është më i lidhur me Suedinë.

Duke hyrë në Suedi, ju vini në një vend ku zgjedhja e ushqimit në një tub rritet ndjeshëm. Në dyqane mund të gjesh me lehtësi rafte të plota të mbushura me ushqim në një tub, veçanërisht të popullarizuar janë djathrat e ndryshëm.

Reklame

Përveç djathrave, ka havjar apo përzierje perimesh për vegjetarianët, krem ​​sardeleje, madje edhe çamçakëz. Ikona e ushqimit në tub është havjari i famshëm Kalles.

Karla Marie B. Paredes nga Universiteti Lund i kushtoi të gjithë disertacionin e saj “shpikjes retro cool suedeze” – ushqimit në një tub. Në të, ajo argumenton se arsyeja e mundshme për kaq shumë popullaritet të ushqimit me tub në Suedi është thjesht praktika dhe funksionaliteti i tij.

Produkti është më i lehtë për t’u aplikuar dhe dozuar, dhe për ta “shtrydhur” siç duhet. Përveç kësaj, ajri nuk hyn në tub ndërsa futet, për shembull, në kanaçe.

Pos këtyre, ushqimi në tub është i lehtë për t’u ruajtur edhe pas hapjes, ndërsa kostoja e materialeve dhe paketimit është ë ulët.

Disa argumentojnë se koncepti i paketimit të ushqimit në tuba shoqërohet gjithashtu me “stilin e jetës së hikerit” –

Skandinavët u pëlqen të qëndrojnë në natyrë, pavarësisht nëse është ecje, çiklizëm apo shëtitje, dhe ushqimi në tub është praktik për ta marrë me vete në një çantë shpine. /tesheshi.com/