#

Achraf Hakimi mund të quhet futbollisti më i ri i Interit. Lëvizja befasuese është zbuluar vetëm para pak minutash nga “Sky Sport, që njofton se zikaltërit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Real Madrid.

“Los Blancos” do të përfitojnë 40 milionë euro nga shitja e marokenit, i cili ka qëndruar në formë huazimi për dy sezone te skuadra e Borussia Dortmund. Në këtë mënyrë, Interi bën një goditje të madhe në krahët e mbrojtjes, atje ku Conte ka qenë shumë i pakënaqur gjatë këtij sezoni, si me Asamoah, apo edhe me D’Ambrosion.