Interi ndal dominimin e Juventusit, shpallet kampion

Advertisment
HTML Image as link

Skuadra e Interit nga Milano, zyrtarisht është kampion i Seria A për edicionin 2019/20. Barazimi i Atalantas me Sasuolon, nënkupton që “neurazzurët” të jenë kampion për këtë edicion.

Interi këtë edicion ka qenë skuadër e nivelit të lartë, duke marrë parasysh se ia doli të ‘thyejë’ dominimin e Juventusit, që kishin fituar Seria A për plotë nëntë viteve radhazi. “Kampionë”, shkroi klubi në rrjetin e tyre zyrtar në ‘Twitter’.

Reklame

Ndërkohë, edhe Juventusi ka uruar skuadrën e Antonio Kontes për trofeun e Seria A.