Interi prezanton Romelu Lukakun

Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Pas shumë fjalëve që qarkullonin këtë merkato, erdhi më në fund zyrtarizimi nga vetë klubi zikaltër.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti i Interit, Stiven Zhang, shfaqet së bashku me belgun duke thënë: “Bosi i madh është kthyer sërish”.

Gjithashtu këtë lajm e konfirmoi dhe Çelsi, i cili shkruan se Lukaku do të luajë i huazuar te Interi në sezonin 2022/23.