Interi shkatërron me ‘manita’ Shakhtarin, sfidon Sevillan në finalen e Europa League (VIDEO)

Advertisment

Inter është skuadra e dytë që kap finalen e Ligës së Evropës.

Inter ka siguruar finalen e Ligës së Evropës, duke mposhtur skuadrën e Shakhtar Donetsk me rezultatin 5:0, shkruan lajmi.net.

Reklame

Më i miri i këtij takimi ishte sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili shënoi dy gola.

Lautaro tundi rrjetën e Shakhtar qysh në minutën e 19’, për rezultatin 1:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e këtij takimi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Antonio Conte realizoi edhe tri herë të tjera. Ishte fillimihst Danilo D’Ambrosio i cili shënoi për 2:0, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës së tij, atëherë kur luhej minuta e 64’.

Në minutën e 74’ ishte koha që Lautaro Martinez të shënonte edhe golin e dytë personal, për rezultatin 3:0.

Kurse, në listën e realizatorëve nuk mund të mungonte edhe Romelu Lukaku, i cili shënoi në minutën e 78’ dhe 83′ për rezultatin final 5:0.

Kjo është ndeshja e dhjetë radhazi që Lukaku shënon në Ligën e Evropës. Belgu është përfshirë direkt në 17 gola në 10 ndeshje të Ligës së Evropës, me 14 gola dhe 3 asistime.

Me këtë fitore spektakolare, Inter shkon në finalen e Ligës së Evropës, atje ku e pret Sevilla. /Lajmi.net/