Investim i ri në Tetovë me 300 vende pune

Advertisment

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kandidati për Kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot morën pjesë në përurimin e fabrikës së re “GLASS FLEKS” në zonën ekonomike në Tetovë.

Kompania GLASS FLEKS investoi në kompleksin industrial për prodhimin e qelqit, ndërtimi i të cilit filloi në vjeshtë të vitit 2018 dhe përfundoi në fund të vitit 2019, sipërfaqja e përgjithshme e të cilit arrin deri në 8.500m2.

Reklame

Kjo kompani është njëri ndër investitorët e mëdhej në këtë rajon, dhe ky investim ndikon jo vetëm në zhvillimin e komunës së Tetovës, por edhe në zhvillimin ekonomik në të gjithë vendin,e cila gjeneron edhe rritjen e punësimit në këtë vend.

Kandidati për kryetar të parë shqiptar Ziberi, gjatë takimit gjithashtu potencoi edhe zotimet e tija për 100 ditëshin e parë që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik,

 

ku parasheh ku ndër tjerash parasheh pagesë të të gjtha obligimeve ndaj sektorit privat për punën e realizuar, kthim të TVSH-së brenda 30 ditëve mjete shtesë pa kamatë dhe garanca bankare, si dhe mbështetjen në të holla prej 5.000-10.000 euro për ndërmarjet për blerje të pajisjeve të nevojshme.

Gjithësej në Zonën e Lirë ekonomike në Tetovë, deri më tash janë hapur 2 000 vende të reja pune.