Inxhinieri tetovarë tregon se a është i dëmshëm rrezatimi 5G për njerëzit dhe kafshët (video)

Advertisment

Rrjeti 5G nuk i shkakton dëm organizmit të njeriut dhe kafshëve, kështu vlerësoi në emisionin Click Plus inxhinieri i elektroteknikës nga Tetova, Nusret Haliti.

“Në aspektin e rrezatimit, ne këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë rrezatim i cili është i dëmshëm për organizmin tonë edhe për gjithë kafshët me radhë”, tha Haliti.

Reklame

Teori të ndryshme konspirative kanë qarkulluar në internet, për atë se rrjeti 5G e ka shkaktuar virusin korona apo Kovid-19 në botë.

Megjithatë, inxhinieri i telekomunikimit, Nusret Haliti në emisionin Click plus i hedh poshtë të njëjtat.

Ai thotë se krahasimi i Kovid-19 me rrjetin 5G është si ta besoni se toka është e rrafshët.