Inxhinierja Bozo: Aplikacioni i ka vendosur njerëzit në panik, godina s’e ndjen 2.9 rihter

Advertisment

E pranishme në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ishte edhe inxhinierja Luljeta Bozo u shpreh se duhet të ketë një evidentim total të ndërtesave të prekura nga tërmeti, për të kuptuar se sa punë duhet të bëhet.

“Deri tani kemi një evidentim, i cili mund të ndryshojë pak, por duhet të kemi një specifikim në zonat rurale për godinat e dëmtuara. Ndërtesat me ndërtime të rëndë e të lehta për të kuptuar më pas se sa punë kemi për të bërë. Specialistët janë në terren dhe mund ta bëjnë këtë. Menjëherë pas kësaj duhet të bëhet një plan organizimi. Kjo duhet të bëhet nga njësia vendore. Çdo gjë të bëhet e qartë dhe transparente që të mos ketë hile”.

Reklame

Sa i përket fondeve për rindërtimin e banesave, Bozo u shpreh se edhe individët duhet të kontribuojnë dhe jo gjithçka të mbulohet nga shteti, pasi është faji i tyre që kanë bërë ndërtesa me cilësi të dobët. “Unë them që duhet që edhe individi duhet të japë kontributin e tij. Nuk ka faj shteti që ai e ka bërë shtëpinë pa themel dhe pa një teknikë. Janë bërë të gjithë ndërtues, por nuk bëhet kështu”.

Inxhinierja kërkoi që të verifikohen ndërtesat në të cilat është ndërhyrë në strukturë nga banorët. “Ka ndërtesa strukturat e të cilave duken shumë mirë, por ka shumë ndërhyrje dhe unë nuk jam më e sigurt se çfarë do të bëhet më vonë. Ndërhyrje në katet e para. Banorët kanë hequr arkitrarët. Këto objekte duhet të verifikohen. Grupet e specialistëve janë shumë të mirë.

Më tej dhe një këshillë për qytetarët. “Njerëzit të vijojnë jetën normalisht pasi akoma kanë frikë të hyjnë në shtëpi. Tani kanë shkarkuar dhe atë aplikacionin. Shikojnë tërmet 2.9 dhe dalin të gjithë jashtë, por 2.9 nuk e ndjen ndërtesa. Godina e ndjen mbi 4.5 apo 5 magnitudën”, tha Bozo.