Inxhinjeri Zekri Islami, magjistri më i ri i Gjeodezisë

Advertisment

Gostivarit dhe botës akademike shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe një magjistër i shkencave teknike nga fusha e Gjeodezisë. Fjala është për inxhinjerin e mirënjohur nga Gostivari z.Zekri Islami.

Islami mbrojti me sukses të lartË temën e magjistraturës në Universitetin shtetëror “Kirili dhe Metodi’, Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup.

Reklame

Zekri Islami i lindur në 12 tetor të vitit 1988, shkollën fillore e kreu në sh.f Ismail Qemali ne Gostivar, ndërsa të mesmen në Gjimnazin e Gostivarit. Në vitin 2007 u regjistrua në Fakultetin e Ndërtimtarisë dega Gjeosezi-Shkup, kurse diplomoi në tetor të vitit 2010.

Po këtë vit regjistroi studimet e magjistraturës në drejtimin e Gjeodezisë në universitetin e njëjtë dhe themeloi kompaninë private e cila merret me punë inxhinjerike dhe katdastrale. Përkushtimi ndaj punës dhe profesionit e ka bërë lider në fushën ku vepron dhe punon.