Një avion pasagjerësh doli nga pista në një aeroport në jugperëndim të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë për aviacion civil të Iranit, Reza Jaferzade, njoftoi se avioni i kompanisë Caspian Airlines pas aterimit doli nga pista në aeroportin në Mahshahr.
Jaferzade për televizionin shtetëror iranian tha të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë mirë.
Është ngritur hetim mbi shkakun e aksídentit.