Iran, trefishohet numri i infektimeve nga koronavirusi brenda natës

Advertisment

Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka shkuar në 54 ndërsa numri i të infektuarve është trefishuar brenda natës në 978, dhe e gjithë kjo mes spekulimeve se shifrat zyrtare nuk pasqyrojnë përhapjen e plotë të sëmundjes në këtë vend.

Zëdhënësi i ministrit të shëndetësisë së këtij vendi, Kianoush Jahanpour, tha se rastet e reja ishin konfirmuar në një varg qytetesh, përfshirë Mashhadin, vendin më të shenjtë të sheitëve të Iranit, që ka mbetur i hapur pavarësisht thirrjeve për ta mbyllur.

Reklame

Lajmet e fundit nga Irani vijnë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë [OBSH], Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi individët në grupet me rrezik të lartë që të shmangnin turmat dhe vendet e tjera ku mundësia për infektim ishte e madhe, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Ai cicëroi në Twitter: “Nëse i keni mbi 60 vjet, ose nëse keni probleme kardiovaskulare, ndonjë problem me frymëmarrje apo diabet, ju jeni në rrezik më të madh nga koronavirusi. Provoni t’i shmangni zonat ku ka kallaballëk, apo vendet ku ju duhet të ndërveproni me njerëz që janë të sëmurë.”

Shifrat iraniane paraqesin 11 të vdekur më shumë se sa që ishte raportuar gjatë ditës së djeshme, ku numri i rasteve të të infektuarve ishte vetëm 985.

Me rastet e reja të të prekurve, përqindja e mortalitetit tashmë ka rënë në 5,5 për qind, që është edne shumë më e lartë se në të gjitha vendet e tjera, e që sygjeron se numri i të prekurve në këtë vend mund të jetë edhe më i madh./Periskopi