Iran, vdes në moshën 138 vjeçare burri më i vjetër i vendit

Advertisment

Vdes në moshën 138 vjeçare, burri më i vjetër në Iran. Lajmi bëhet i ditur nga mediat botërore, sipas të cilave shkaqet e vdekjes janë natyrale.

Ahmad Soufi, i cili ishte një anëtar i pakicës kurdë, vdiq në Saqqez, në provincën perëndimore të Kurdistanit, afër kufirit me Irakun. Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur në 28 shkurt 1882, pak para se të vinte në jetë Kane Tanaka, japonezja e cila njihet si gruaja më e vjetër dhe aktualisht është 117-vjeçare. Vitin e kaluar ajo u konfirmua si personi më i vjetër i gjallë dhe mban këtë rekord në “Guinness World Records”.

Reklame

Mediat kanë botuar edhe një kopje të të dhënave të regjistrit familjar dhe kartën e tij të identitetit, që të dy mbajnë datën e lindjes që daton në shekullin e 19-të.

Soufi nuk u rendit asnjeherë në listën e njerëzve më të vjetër në botë, ku japonezët renditen zyrtarisht të parët. Kurdët janë një popullsi e njohur në Iran për jetegjatësi mbi 100 vjeç.