Çdo minutë që kalon duket se tensionet mes Iranit dhe SHBA po bëhen edhe më të nxehta dhe më kërcënime të forta dhe shqetësuese.
Së fundmi, agjencia iraniane e lajmeve Fars, ka postuar një video shokuese në të cilën Irani i dërgon një mesazh të qartë kërcënues SHBA, teksa ka inskenuar eleminimin e Presidentit Donald Trump.
Në këto pamje të rreme, janë montuar çaste nga largimi nga podiumi i Trump gjatë një mitingu në Nevada, pas dyshimeve se dikush në sallë ishte i armatosur, dhe janë përdorur për inskenimin e eleminimit te Presidentit.
Mesazhi është i qartë: Nëse ti nis konflikt, ne do ta përfundojmë atë!
Fars e përshkruan veten si agjensi të pavarur lajmesh, por gjerësisht mediat botërore e konsiderojnë si një agjensi pothuajse zyrtare që i shërben qeverisë iraniane. /tvklan
VIDEO:
Iranian Video Depicts Assassination of President Trump as Revenge for Soleimani’s Death; Caption Reads: “If You Begin the War, We Will End the War” pic.twitter.com/onJs0wRjwO
— MEMRI (@MEMRIReports) January 7, 2020