Irani liron përkohësisht 85 mijë të bur gosur për shkak të koronavirusit

Advertisment

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85 000 të bu rgosur, duke përfshirë të bu rgosurit politikë në përgjigje të epidemisë së koronavirusi.

Numri i të vd ekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 853 dhe gjithsej 14 991 njerëz janë konfirmuar të infektuar në të gjithë vendin, një nga shpërthimet më të këqija kombëtare jashtë Kinës, nga origjina e virusit të ri.

Reklame

“Rreth 50 për qind e të liruarve janë të bu rgosur që lidhen me sigurinë.
Gjithashtu në bu rgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin,” tha zëdhënësi Gholamhossein Esmaili.

Shumë iranianë kanë injoruar thirrjet e autoriteteve shëndetësore për të qëndruar në shtëpi por institucionet kanë mbyllur vendet e shenjta myslimane shiite të vendit dhe faltoret në Teheran dhe Qom, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të Iranit.