Irani rihap të gjitha xhamitë

Advertisment

Të gjitha xhamitë në Iran, të cilat ishin mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, janë rihapur duke filluar nga dita e djeshme.

Drejtori i Organizatës për Zhvillimin Islamik, Mohammad Qomi, tha se vendimi është marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Reklame

Sipas tij xhamitë në 132 qarqe që konsiderohen me rrezik të ulët për përhapjen e infeksionit, do të jenë të hapura vetëm për tri ditë, për të shënuar disa netë specifike të Muajit të Ramazanit.

Irani ka përjetuar shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit në Lindjen e Mesme. Mbi 6,600 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa gati 110,000 janë infektuar.

Përkundër shifrave, autoritetet kanë nisur lehtësimin e disa masave të izolimit. Shkollat do të rihapen javën e ardhshme, ka paralajmëruar presidenti Hassan Rohani.