Irfan Buçi kujdeset për shpenzimet e shërimit të një të riu

13

“E kam nënën e sëmurë, e kam dhe një vëlla, vet jam gati pesë vite në spital i palëvizshëm, kurë shpinë tonë nuk kemi pasur”.

Kanë mjaftuar vetëm këto fjalë nga i sëmuri Enver Jahiji, për të aktivizuar një funksionar të Bashkimit Demokratik për integrim, konkretisht Irfan Buçi, që të aktivizohet për t`i dalë në ndihmë këtij personi, por edhe familjes së tij, bashkë me veprimtarin e madh të humanizmit, Halil Kastratin, njëri duke iu siguruar kulmin mbi kokë, Halil Kastrati, tjetri, Irfani, duke u angazhuar për shërimin e tij por duke mos e lënë të paguaj asnjë denar, pra duke i bartur vetë gjitha shpenzimet.

Buçi këtë aktivitet e mori nga dëshira e tij, ndërsa nuk ka pranuar as ta komentojë këtë rast, duke lënë që, kjo bamirësi të dihet nga Zoti dhe jo nga njerëzit.

Pas vizitës që Buçi i bëri të sëmurit në spital, ai vendosi që të kujdeset vetë për shërimin e tij jashtë vendit, edhe atë duke hequr gjitha shpenzimet, gjë kjo që, për familjen Jahiji, deri në këtë moment ishte e pamundur, duke pasur parasysh mjetet që duhen për shërimin e tij. Andaj themi, sikur të kishte më tepër Irfana dhe Halila, që personat në nevojë të mund të shohin pakës dritë dhe sado pak t’iu lehtësohet dhimbja e tyre, si fizike po ashtu edhe shpirtërore, sikurse familjes Jahiji nga Shkupi, e cila falë këtyre dy bamirësve, tani mund të frymojë më lirshëm.

Dashtë Zoti që akti që bëri Irfan Buçi, të jetë nxitje edhe për funksionarët tjerë, që ndonjëherë të kthejnë kokën dhe të japin kontributin e tyre, edhe për këta njerëz që janë në nevojë apo në varfëri të skajshme.