Ironia e ASH: “Pucko Petrol” furnizon edhe Gostivarin dhe Bogovinën

Të premten Aleanca për Shqiptarët doli me ragim duke akuzuar krerët e komunave që udhëhiqen nga BDI se nga janari i vitit 2020 kanë bërë furnizime publike mbi 2 milion euro nga kompania, siç thonë ato ngae deputeti i BDI-së Ismail Jahoski djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol.

“Pyesim publikisht udhëheqësit e këtyre institucioneve dhe deputetin Jahoski se cila është “magjia” që përdor për të fituar po thuajse çdo tender për furnizim me naftë dhe lëndë djegëse?”, reaguan nga ASH.

Por duket që ky ragim ka qenë një lapsus apo reagim i pa korrdinuar mirë mes strukturave partiake të Aleancës për Shqiptarët, sepse, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave (Open Finance) tregojnë që pikërisht nga kjo kompani, me derivate të naftës furnizohen edhe dy komuna që drejtohen nga Aleanca për Shqiptarët, edhe atë Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Bogovinës.

Se është një lapsus apo reagim i pa korrdinuar mirë mes strukturave partiake të Aleancës për Shqiptarët, tregon fakti që derisa gjashtë komuna që drejtohen nga BDI kanë bërë furnizime me vlerë prej 2 milion euro, vetëm komuna e Gostivarit nga nëntori i vitit 2017 kur dhe morën drejtiin e pushtetit lokal, ka bërë furnizime me vlerë prej 87.545.608 denarë apo 1 milion e 423 mijë e 505 euro.

Ndërkohë, në po të njejtën periudhë, Komuna e Bogovinës si një komunë rurale, ka bërë furnizime publike për derivate të naftës në vlerë prej 928.434 denarë apo mbi 15 mijë euro.

Në total, dy komunat që drejtohen nga kuadro të ASH, brenda kësaj kohe kanë kryer furnizime Publike nga Pucko Petrol në vlerë prej 88.474.042 denarë apo 1 milion e 438 mijë e 602 euro. Për të verifikuar këto të dhëna klikoni në këtë LINK dhe selektoni organin që pranoi (Pucko Petrol) dhe organin që pagoi (Komuna e Gostivarit – Komuna e Bogovinës) në periudhën Nëntor 2017 – Qershor 2021.