Isa Mustafa jep dorëheqje?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku partia e Isa Mustafës renditen e treta me rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Derisa, anëtarë të kryesisë janë parë duke hyrë në zyret e partisë, KosovaPress ka pyetur, Lumir Abdixhikun se çfarë pritet të diskutohet dhe a do të kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e partisë për rezultatin e djeshëm, i njëjti ka thënë se “pritet të shihet dhe se padyshim se do të kërkohet përgjegjësi”.

Burime të lajmi.net brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. /tetova1/