Isa Mustafa: Kemi fituar në Llap që dy dekada, sot fitoj një subjekt tjetër

Advertisment

Isa Mustafa ka folur ekskluzivisht për Indeksonline pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë.

Kryetari i LDK-së e ka pranuar humbjen duke thënë se do të kthehen shpejt tek fitorja në tetorin e ardhshëm.

Reklame

“Në zgjedhje fiton vetëm një palë, një kandidat. Deri tani në Podujevë ka fituar LDK-ja dhe ne u jemi mirënjohës qytetarëve për votën dhe besimin që na kanë dhënë.

U jemi falënderues edhe njerëzve të LDK-së që për dy dekada e kane drejtuar Komunën e Podujevës, zoti Agim Veliu më së gjati.
Sot llapjanët ia dhanë besimin një subjekti tjetër. Ne e respektojmë vullnetin e tyre por do të punojmë ta rikëthejmë besimin në tetorin e ardhshëm” ka thënë Mustafa për Indeksonline.