Isa Mustafa në selinë e LDK-së, sinjalizon marrëveshjen

Advertisment

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në selinë e partisë.

“Po besoj se sot do të kemi një takim me Kurtin, mirëpo akoma nuk e kemi caktuar orën”, ka thënë shkurt Mustafa para mediave.

Reklame

Ai tha se janë të përkushtuar për të arritur marrëveshjen, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet kështu më. Brenda në seli tani ndodhen edhe nënkryetarët, Agim Veliu, Vjosa Osmani e Avdullah Hoti.