Isa Mustafa për herë të tretë zgjidhet kryetar i LDK-së

64

Ndonëse se në moshë dhe me probleme shëndetësore, Isa Mustafa sërish është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë.

Mustafa është zgjedhur kryetar me aklamacion, ku është përjashtuar nga gara Fatmir Sejdiu, i cili edhe e ka lëshuar kuvendin, raporton lajmi.net.

Pas votimit, Fatmir Sejdiu ka thënë për media nuk është lejuar të jetë në garë më Mustafën nga frika për humbje.

Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun. (INA)