Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup e riktheu besimin në marrëdhëniet tona për vazhdimin e dialogut, që shpresoj se do të rezultojë në gatishmërinë e tyre më të shpejtë për heqjen e vetos, deklaroi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku në hapjen e tryezës së rrumbullakët ambasadore “Qasja e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: rrëfim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri e kursit të jashtëm politik të vendit”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.
Qeveria e re, tha Fatmire Isaku, është plotësisht e përkushtuar për të ndjekur rrugën e reformës në BE dhe për të ndërmarrë veprime në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kjo është e pazëvendësueshme për qëllimin tonë evropian, por edhe për mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme me Bullgarinë në frymën e fqinjësisë së mirë, në mënyrë që të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Isaku.









