Isen Asani nuk mban premtimin e dhënë, nuk pastron deponinë e egër në fshatin Gllogjë

Advertisment

Në fushatën parazgjedhor (tetor 2017) kandidati i atëhershëm i BDlsë, ndërsa sot kryetar i Komunës së Tearcës, Isen Asani, premtoi para qytetarëve se do të pastrohet deponia në fshatin Gllogjë në 3 muajt e parë të mandatit të tij. Deri më tani (tetorë të .2020), kaluan 3 vite nga mandati I tij, ky premtim është i parealizuar. Ky premtimm I kreut të Komunës së Tearcës Isen Asani ishe edhe gjatë mantatëve të tija të mëparshme, ai vazhdimësi premtonte se ky problem do të zgjidhet së shpejti.

Në vendin e quajtur Paravishte në mes fshatrave Gllogjë dhe Doborsht, në fund të verës së vitit 2015 janë sjell mbeturat e përmbytjeve në fshatin Poroj, si zgjidhje alternative për pastrimin e lumit në fshatin Poroj dhe përmbytjeve në fshatin Xhepisht. Që atëherë, nga Komuna e Tearcës thanë se di të respektojnë oborrin e mes dy fshatrave, Gllogjë dhe Dobrosht, për pastrimin e kësaj deponie dhe vendosjen e këtij vendi në funksion të dy fshatrave.

Reklame

Në debatin parazgjedhor të realizuar në zgjedhjet e fundit lokale kryetari i komunës Asani deklaroi:

Në deponinë në vendin e quajtur Paravishte, ka materiale të hedhura prej përmbytjeve në Poroj, kemi marrëveshje me Ministrinë e Ekologjisë që kjo deponi të pastrohet dhe të nivelizohet, dhe për këtë kemi garanc nga ana e Ministrisë dhe do të ndodh në tre muaj e pare.

Pas verifikimit në vendin e ngjarjes, mund të konstatohet se kjo pjesë e fshatit akoma nuk është pastruar, ndërsa në të ka edhe mbetje shtesë jo vetëm të mbeturinave prej përmbytjeve në fshatin Poroj, por edhe materiale ndërtuese të hedhura në këtë vend. Në rrugën nnë mes fshatit Gllogjë e që e njëjta lidhet me Fshatin Dobroshtë është krujuar edhe një deponi e egër nga ana e qytetarëve aj kjo deponi nuk është pastruar.

Kjo deponi mbeti nje nder premtimet e parealizuara