Ish-deputeti Gani Geci ‘tallet’ me gazetarin Valon Syla: Të ka ardh’ prej Perëndisë!

Ish-deputeti i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci i ka dedikuar një ‘diss’ gazetarit Valon Syla teksa po zhvillonte një video live në Facebook, i cili pak ditë pasi që ai është sulmuar fizikisht në mes të Prishtinës.

Në bejten e krijuar prej tij pas kërkesës së ndjekësve, Geci shprehet se gjithçka i ka ardhur si dënim nga perëndia dhe se mesazhi ka ardhur nga Diaspora.

Reklame

“Bëja një diss Valon Sylës. Valon Syla o gazetar, mos u ban shumë si magar, mos na i shaj gubetqarët se të rrehi si zagar. Këtë e lype prej Ganis e të ka ardhur prej Perendisë! Besoni ose Jo, shumë kush e ka lyp prej Ganis e i ka ardhë prej Perendisë. Atij burri i lumt’ dora, këtë e ke nga Diaspora,”-reciton Gezi.

Sipas mediave të Kosovës, Syla dhe Geci kishin pasur përplasje edhe ditë më parë përmes rrjeteve sociale. Gjithçka ka nisur pas një fjalimi të vajzës së tij, deputetes së LDK-së, Marigona Geci, e cila ka folur për vrasjet në Kuvend duke përmendur se mamaja e gazetarit Valon Syla është serbe. Pas fjalimit, Syla është kundërpërgjigjur ashpër duke akuzuar Gani Gecin për dy vrasje, ndërsa shton se është i dyshuar edhe për të tjera. Debati mes tyre ka vazhduar gjatë, ndërsa pak ditë më parë gazetari u dhunua në mes të Prishtinës.

(k.m/dosja.al)