Ish deputetja e VV-së para një muaji e paralajmëroi shkuarjen e Thaçit në Hagë

Advertisment

Dje u bë publike aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Për këtë pati reagime të shumta, pasi një gjë e tillë u bë publike ende pa u konfirmuar aktakuza.

Reklame

Por, ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, duket se e ka ditur që presidentit Thaçi do t’i ngritet aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Ajo me 17 maj të këtij viti, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kishte thënë se kreu i shtetit shumë shpejt do ta nxjerr biletën një drejtimëshe për në Hagë.

“Një gjë është e sigurt, Hashimi nuk do ta përfundoj mandatin. Së shpejti do ta nxjerrë biletën një drejtimëshe për në Hagë. Një fjalë popullore thotë: “Çka të bën vetja s’të bën kurrkush”, kishte shkruar Millaku në rrjetin social Facebook. /Insajderi.com