Ish-deputetja zë kokën me dorë kur i biri e pyet për lidhjen zyrtare me një vajze (Video)

Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri dhe bashkëshorti i saj mjek onkolog Henrik Zotaj.

Në një intervistë si kurrë më parë, ata kanë folur për jetën e tyre private, por dhe atë profesionale. Oriola dhe Henriku u përballën dhe me disa pyetje nga djemtë e tyre.

Reklame

Endi, djali i madh, i ka bërë një pyetje përmes një video-mesazhi se në çfarë moshe do ishin të gatshëm ata për të njohur zyrtarisht shoqen e tij. Oriola shprehet se është një nënë strikte dhe nuk është dakord që djali i saj ta prezantojë me një vajzë deri në moshën 28-29 vjeç.