Ish-diplomati gjerman i kthehet fort Grenellit: Koha jote mbaroi, mjaft u more me Kosovën!

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar për deklaratat e ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ditët e fundit po sulmon fituesin e zgjedhjeve, kreun e Vetëvendosje, Albin Kurti.

Grenell shkroi në Twitter se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

Mes komenteve të shumta bie në sy ajo e Ischinger që i kujton Grenellit se mandati i tij ka skaduar dhe e këshillon që t’ia lërë Kosovën, njerëzve të saj.

“Ric, sinqerisht: Mjaft u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, – ka shkruar Ischinger.