Ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë, infektohet me koronavirus

Advertisment

Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi doli pozitiv në Covid-19.

59-vjeçarja e cila shërbeu për dy mandate si kryeministre para se të mposhtej në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010, u bë e para politikane e profilit të lartë në Ukrainë që dihet se është infektuar me koronavirus.

Reklame

Parlamenti i vendit është në pushim veror që nga mesi i korrikut.

‘Gjendja e saj është serioze me temperaturë deri në 39 gradë”, tha zëdhënësja e partisë së saj, Marina Soroka.

Soroka nuk tregoi nëse Tymoshenko është hospitalizuar.

Numri i të infektuarve në Ukrainë këtë javë u rrit shumë, derisa 24 orët e fundit u shënuan 2328 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 104,958 derisa 2271 persona kanë humbur jetën.