Ish kryetari komunës së Manastirit dënohet me 8 vite burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin për të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”.

Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg përfshi këtu kohën e kaluar në arrest shtëpiak. Gjykata ka shqiptuar dënim edhe për rreth 20 persona të tjerë, përcjell tetova1 nga Alsat.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Të dënuarit ndiqeshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove.

Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska.