Ish-lojtari i Manchester United, la futbollin e u bë prift

Nga Teatri i Ëndrrave në Shtëpinë e Zotit, ishte një udhëtim për ish-yllin e Manchester United, Philip Mulryne.

Ndërsa shumica e ish-futbollistëve profesionistë kalojnë në menaxhim ose përparojnë në profesion pasi i varin këpucët, ky stil jetese nuk është aplikuar nga të gjithë.

Reklame

Pasi ndërroi skenën e Premier Ligës, Mulryne u stërvit si prift katolik romak pas daljes në pension, dhe megjithëse tani po shijon një karrierë krejtësisht të ndryshme, Mulryne e vlerëson sportin e tij të mëparshëm si një “mjet të mrekullueshëm për të mësuar virtyte të mëdha”.

I lindur në Belfast, mesfushori u anëtarësua në United në moshën 14-vjeçare dhe ishte anëtar i ekipit fitues të FA Youth Cup të klubit në vitin 1995 së bashku me Phil Neville, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

“Kam pasur një jetë të mrekullueshme si futbollist dhe isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova që përfundimisht kishte një lloj zbrazëtie me të. Isha mjaft i tronditur – pse nuk jam i lumtur kur kam gjithçka që duan të rinjtë”, tha ai.

“Më nisi në një udhëtim drejt eksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri”.

“Futbolli ishte ngritje dhe ulje e madhe dhe këtu ishte diçka që më jepte një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie”.